Sipas një raporti të botuar së fundmi, mënyra e sjelljes në votim, "njerëzit e bardhë" dhe mungesa e angazhimit të të rinjve po e çojnë Bashkimin Evropian (BE) në rrezik për t’u zhytur në një kuptim ksenofobik të evropianizmit që kërcënon projektin evropian.

Raporti, i titulluar "Mirë se vini në ‘Barbieland’: Ndjenja evropiane në vitin e luftërave dhe zgjedhjeve" dhe i realizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Fondacioni Evropian Kulturor, thekson tre "pika verbërie" kryesore në të gjithë bllokun evropian që janë vënë në fokus gjatë 12 muajve të fundit.

Politika e bllokut e "njerëzve të bardhë", angazhimi i ulët i të rinjve, si dhe pro-evropianizmi pasiv në Evropën Qendrore dhe Evropën Lindore mund të minojnë "shëndetin e demokracisë brenda bllokut".

"Liderët politik evropianë kanë pika verbërie që ilustrojnë ndryshimin midis parimit dhe realitetit të idealeve iluministe të BE-së", paralajmëroi autori i raportit, Pawel Zerka.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë qershor dhe pasojat e luftës në Gaza ekspozuan "nën-pjesëmarrje" në Evropë të grupeve të tilla si evropianët jo të bardhe dhe muslimanët, evropianët qendror dhe lindor, si dhe qytetarët e rinj të BE-së.

 

- Numër në rritje në BE i "të përjashtuarve dhe të pa interesuarve"

Raporti theksoi se një numër në rritje i njerëzve ndihen "të përjashtuar" ose "të pa interesuar" për BE-në, veçanërisht njerëzit me ngjyrë dhe muslimanët, si dhe njerëzit në Evropën Qendrore dhe Evropën Lindore.

"(Politika) e ‘njerëzve të bardhë’ e BE-së, të cilën disa vëzhgues e kanë kritikuar për disa kohë, ishte në shfaqje të plotë", tha Zerka, duke iu referuar listave të kandidatëve në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat nuk pasqyronin karakterin e larmishëm të shoqërisë evropiane dhe retorikës kundër emigracionit mes fushatave politike në disa vende anëtare të BE-së.

Zerka, një bashkëpunëtor i lartë i politikës në këshill, tha se për shumë evropianë jo të bardhë ose muslimanë kjo do të kishte përkeqësuar shqetësimet ekzistuese, duke përfshirë diskriminimin pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Raporti gjithashtu tha se qytetarët më të rinj të Evropës, respektivisht ato nën 35-vjeç, tregojnë shenja të të qenit "të pabindur" nga BE-ja e sotme.

Sipas tij, shumë të rinj evropianë nuk dolën për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe "kur dolën, ata shpesh zgjodhën alternativa të ekstremit të djathtë ose anti-themeluese".

Raporti theksoi se disa shfaqën sjellje të aktivizmit të shtuar gjatë protestave studentore kundër bombardimeve izraelite në Gaza.

"Këtu shtrohet pyetje nëse ksenofobia gjithnjë e më e normalizuar në BE nuk po i largon disa të rinj nga projekti evropian, ndërkohë që në të njëjtën kohë i mëson të tjerët me një koncept ‘etnik’ të evropianizmit dhe në këtë mënyrë duke u lehtësuar rrugën e tyre drejt mbështetjes së të djathtës ekstreme", tha Zerka.

Raporti rekomandoi se pro-evropianët duhet të "pranojnë urgjentisht" këto pika verbërie, t’u japin zë grupeve të nën-përfaqësuara dhe të kthejnë devijimin drejt një koncepti "etnik" të evropianizmit duke rindërtuar një "frymë qytetare" që mbështet vlerat themelore të BE-së./aa