Jordania ka kërkuar nga Izraeli të zgjasë marrëveshjen e furnizimit me ujë mes dy vendeve për një vit tjetër.
Marrëveshja jordanezo-izraelite e ujit do të përfundojë në muajin maj.
Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Izraeli ende nuk i është përgjigjur kërkesës jordaneze për të zgjatur marrëveshjen.
“Izraeli i është përgjigjur Jordanisë me një kërkesë që zyrtarët jordanezë të moderojnë kritikat e tyre të zëshme ndaj Izraelit”, tha KAN.
Transmetuesi izraelit tha se Tel Avivi gjithashtu i kërkoi Amanit që të kthejnë ambasadorët e tyre në postet e tyre përkatëse.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga Jordania mbi raportin.
Sipas marrëveshjes së ujit, të nënshkruar në muajin korrik të vitit 2021, Izraeli furnizon Jordaninë me 100 milionë metra kub ujë, në këmbim të energjisë elektrike nga Amani në Tel Aviv.
Vëllimi prej 100 milionë metra kub është dyfishi i sasisë së parashikuar në traktatin e paqes midis Jordanisë dhe Izraelit, e cila ishte 50 milionë metra kub.
Jordania dhe Izraeli nënshkruan traktatin e paqes Wadi Araba në vitin 1994, marrëveshje e cila i dha fund gjendjes së luftës midis dy vendeve që nga lufta e parë arabo-izraelite në vitin 1948./aa