Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Trump deklaroi se ka marrë "kërcënime të mëdha" me jetë nga Irani.
Trump bëri një deklaratë në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale "Truth Social".
Ai theksoi se mori "kërcënime të mëdha" për jetën e tij nga Irani. "E gjithë ushtria amerikane po shikon dhe pret. Irani ka bërë disa lëvizje më parë, por ato nuk funksionuan. Ata do të provojnë përsëri", tha Trump.
Trump deklaroi se ishte i rrethuar nga njerëz të armatosur "siç nuk i kishte parë kurrë më parë" dhe falënderoi Kongresin Amerikan që miratoi njëzëri buxhetin shtesë për Shërbimin Sekret Amerikan.
- "Tentativa për vrasje" ndaj Trumpit
Mbrëmjen e 15 shtatorit u dëgjuan të shtëna me armë zjarri pranë vendndodhjes së Trumpit në Florida dhe më pas u raportua se ai ishte i sigurt.
Djali i madh i Trumpit, Donald Trump Jr., njoftoi në llogarinë e tij X se forcat vendase të zbatimit të ligjit gjetën një armë AK-47 në shkurret në fushë pas incidentit dhe se u kap një i dyshuar.
Thuhet se agjenti i Shërbimit Sekret hapi zjarr ndaj të dyshuarit teksa Trump po luante golf.
Në e-mailin drejtuar mbështetësve të tij, Trump tha se ai "nuk do të dorëzohet kurrë". "U dëgjuan të shtëna armësh rreth meje, por para se thashethemet të dalin jashtë kontrollit, dua të them se: Jam mirë dhe i sigurt", tha ai.
FBI-ja e përshkroi incidentin si "shumë serioz". Ish-presidenti Trump i mbijetoi atentatit gjatë tubimit të tij në Pensilvani më 13 korrik me një dëmtim në vesh./aa