Kina njoftoi se për qëllime testimi ka lëshuar ​​një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në Oqeanin Paqësor.
Në deklaratën nga Ministria kineze e Mbrojtjes thuhet se raketa me një kokë të rreme ra në zonën e caktuar në brigjet e Oqeanit Paqësor.
Në deklaratë thuhet se lëshimi testues është aktivitet rutinë në planin vjetor të stërvitjes së ushtrisë kineze dhe se është kryer në përputhje me ligjin dhe praktikat ndërkombëtare dhe se nuk ka vendosur në shënjestër asnjë vend.
Në deklaratë nuk jepen informacione për zonën e saktë në oqean ku ra raketa.
Raketat balistike me rreze veprimi më të madhe se 5.500 kilometra përkufizohen si "ndërkontinentale". Raketa balistike ndërkontinentale më e avancuar e prodhuar deri më sot nga Kina, "Dongfing (Era Lindore) 41" (DF-41), ka një rreze veprimi nga 12 mijë deri në 15 mijë kilometra.
Kina lëshoi ​​për herë të parë raketë balistike ndërkontinentale në Paqësorin Jugor për testim në vitin 1980./aa