Shqipëria do të zbresë sërish në fushë mbrëmjen e 16 nëntorit në “Air Albania” për tu ndeshur me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot çmimet e biletave të cilat variojnë nga 500 deri në 25000 lekë të rinj.

Për herë të parë një pjesë e tribunës ballore kushton 10 mijë lekë. Çmimet për pjesën më të madhe të tribunave nuk janë ekonomike duke vazhduar trendin e vendosur prej dy vitesh nga FSHF-ja.

Shqipëria më 11 tetor luan në transfertë me Çekinë dhe me 14 tetor me Gjeorgjinë, po në transfertë, për ta mbyllur fushatën eliminatore të Grupit 1 në Ligën B me Çekinë (16 nëntor) dhe Ukrainën (19 nëntor) në Tiranë./VizionPlus