Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar  sot për mediet në lidhje me idenë e krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.

Në reagimin e saj, Zyra e BE-së në vendin tonë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

Zyra e BE-së thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe e fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë./ata