Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia.
“Ne duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, ka thënë Pistorius në Parlamentin gjerman të mërkurën, sipas "Der Spiegel".
Komentet e tij vijnë mes frikës së shtuar midis vendeve evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Lindore, rreth agresionit të mundshëm rus që shtrihet përtej Ukrainës.
“Ne nuk duhet të besojmë se Putini do të ndalet në kufijtë e Ukrainës kur të arrijë kaq larg”, ka thënë Pistorius.
Ditët e fundit, kryeinspektori i ushtrisë gjermane, gjeneral Carsten Breuer ka thënë se do të duheshin pesë deri në tetë vjet që Rusia të rikuperojë forcat e armatosura nga lufta në Ukrainë – duke i dhënë afat NATO-s të përgatitet deri në vitin 2029 për një luftë të mundshme.
“Në rast urgjence, ne kemi nevojë për të rinj dhe burra që mund ta mbrojnë këtë vend”, ka shtuar ai./Tema