Federata Shqiptare e Futbollit njofton sportdashësit se kanë dalë në shitje nga dita e sotme biletat për dy ndeshjet e nëntorit që luhen në “Air Albania”, Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë. Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al 

Biletat e ndeshjes Shqipëri - Çeki:

https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1642 

 Biletat e ndeshjes Shqipëri - Ukrainë:

https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1641 

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë./ata