Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë shpërndarë për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në diasporë
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si fillim i mbarë për klasat shqipe në diasporë.
Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, theksoi Rama.
Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik./ata