Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi vendet perëndimore për heshtjen e tyre kundër Izraelit.

Erdoğan gjatë qëndrimit në Nju Jork të ShBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar (AP-OKB) dha një intervistë për Keir Simmons në kanalin amerikan NBC News.

Në intervistë, Erdoğan lidhur me marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe vendimin e vendit të tij për të marrë pjesë si mysafir i ftuar në takimin e BRICS-it që do të mbahet në Rusi në tetor, tha: "Marrëdhëniet tona me Rusinë janë shumëdimensionale. Kemi marrëdhënie në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe të industrisë së mbrojtjes".

Presidenti Erdoğan tha se solidariteti dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve vazhdon të rritet çdo ditë.

"Shumë vende perëndimore vazhdojnë heshtjen kundër Izraelit"

Lidhur me qëndrimin e vendeve perëndimore ndaj Izraelit presidenti turk tha:

"Fatkeqësisht shumë vende perëndimore vazhdojnë heshtjen kundër Izraelit dhe nuk kanë zhvilluar një qëndrim kundër Izraelit. Fatkeqësisht edhe midis aleatëve të NATO-s ka vende që qëndrojnë pranë Izraelit. Tani jemi në ShBA dhe ShBA-ja është njëra prej këtyre vendeve".

Duke theksuar se presidenti amerikan Joe Biden nga njëra anë kritikon Izraelin, por nga ana tjetër e mbështet në mënyra të ndryshme, ai kujtoi se ShBA-ja i siguron armë dhe municione Izraelit si dhe ka dërguar anije avionmbajtëse në Detin Mesdhe për ta mbështetur atë.

Lidhur me pyetjen për zgjedhjet në ShBA, Erdoğan dha mesazhin se bashkëpunimi do të vazhdojë pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. "Nuk është e mundur që ne, si ata që qeverisim vendet, kombet dhe njerëzit, të mendojmë ndryshe. Në nivel global, qëndrimi i ShBA-së është i qartë, qëndrimi i Rusisë është i qartë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të ngushta me të gjitha administratat".

Sa i përket një pyetjeje rreth lidhjeve të vendit të tij me Hamasin, Erdoğan tha: "Ne jemi kundër terroristëve. Por, jam një nga liderët që e njeh mirë Hamasin. Unë asnjëherë si kam thënë organizatë terroriste Hamasit. Edhe tani nuk e shoh si një organizatë terroriste Hamasin. Sepse Hamasi është një grup rezistence në përpjekje të mbrojtjes së tokave të saja. Prandaj si mund t'i them organizatë terroriste një grupi të tillë rezistence".

Në përgjigje të pyetjes rreth ndodhive të 7 tetorit, Erdoğan potencoi se nuk duhet harruar dhimbjet që populli palestinez është ekspozuar para këtij procesi.

"Duke filluar nga viti 1947 e deri më sot, Palestina ka ardhur deri më sot duke humbur tokat e saj gjithnjë e më shumë. Nëse ekzaminojmë prapaskenën, fatkeqësisht, duhet të dihen mirë arsyet që përgatitën këto kushte për 7 tetorin. Duhet mirë t'i kuptojmë. Dhe, këtu nëse ekzaminojmë prapaskenë se sa palestinezë janë martirizuar, sa palestinezë janë vrarë, situata është shumë e ndryshme", tha Erdoğan.

ShBA-ja nuk dëshiron anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti Erdoğan duke u përgjigjur në pyetjen se si Ankaraja e shikon anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai tha se do të shikojnë hapat e të gjitha vendeve të NATO-s lidhur me çështjen.

"ShBA-ja në radhë të parë nuk dëshiron anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Shumë vende të NATO-s nuk dëshirojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Duhet vendosur duke vlerësuar këto fakte", u shpreh ai.

Erdoğan theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është çështje që duhet vendosur në detaje.

"Kur i shikojmë këto fakte, këto nuk janë çështje që duhen marrë me emocione. Kur marrim vendime për këto çështje, sigurisht që marrim parasysh qëndrimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe marrim vendimet tona në këtë drejtim. Ne do të marrim vendimin tonë përfundimtar duke ndjekur qëndrimin e të gjitha vendeve të NATO-s. Këto vendime nuk merren me emocione", tha presidenti turk.

Në pyetjen e Simmons nëse vallë kanë vendosur në lidhje me këtë, Erdoğan u përgjigj duke thënë "Jo"./TRT