Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i angazhuar për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

 

Krahas informimit të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre për të pasur produkte, pajisje apo instalime të sigurta, ISHMT po punon edhe për rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë mbi kriteret ligjore që duhet të zbatojnë në fushën e sigurisë së produkteve joushqimore, pronësisë intelektuale si dhe të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre.

 

ISHMT ka realizuar përgjatë kasaj jave 58 inspektime për sigurinë e produkteve elektrike, për sigurinë e ashensorëve në përdorim, për sigurinë e lodrave, për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, për metrologjinë dhe për mbrojtjen e konsumatorit.

 

Për sigurinë e ashensorëve, trupat inspektuese të ISHMT-së kryen gjatë kësaj jave 1 inspektim. Për të siguruar se në treg po ofrohen lodra të sigurta për fëmijët janë realizuar gjatë kësaj disa inspektime. Për metrologjinë u kryen 17 inpektime në operatorë të ndryshëm ekonomik, 13 nga të cilët me objekt kontrollim e parapaketimeve dhe 4 inspektime me objekt kontrolli instrumentëtë matës në përdorim. Ndërsa për sigurinë e produkteve elektrike u kryen 7 inspektime të paplanifikuara, mbi zbatimin e kërkesave ligjore.

 

Inspektorët e ISHMT-së kryen po ashtu 8 inspektime për lejen apo autorizimin nga autori apo mbajtësi i së drejtës mbi riprodhimin dhe shpërndarjen në zbatim të ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, dhe 5 inspektime për të siguruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e pronësisë industriale.

 

Edhe kontrollet për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse nën parametrat dhe dimensionet që parashikon ligji, si dhe për ndalimin e qeseve oxo-biodegradueshme dhe oxodegradueshme kanë vijuar në shumë operatorë ekonomikë./ATSH