Gjykata e Lartë, ka “vulosur” fatin e Fadil Kasemit, burrit që vrau gruan e tij gjyqtare në Shkodër, Fildez Hafizi.

Gazetari Elton Qyno raporton se në datën 26 shtator 2024, kolegji penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Ilir Panda, Enton Dhimitri dhe Medi Bici, vendosi të mos pranojë rekursin e dorëzuar për gjykim nga ana e Fadil Kasemit, duke vulosur përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë që në muajin Maj 2019 gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.Ndërkohë në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar shoferin e furgonit që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej.Avokati Ilia Ilia kërkoi asokohe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, por u rrëzua në të dyja shkallët e gjykimit dhe së fundi në Gjykatën e Lartë.

Vrasja e gjyqtares në 31 gusht të vitit 2017 zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë.

Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje./OraNews