Ndonëse mund të jetë lokomotiva që mund të tërheqë ekonominë e vendit në vitet në vijim, Shqipëria ka ende punë për të arritur standardet e vendeve të tjera të rajonit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, Shqipëria përgjatë 7 muajve të parë të vitit regjistroi rreth 3.8 milion net-qëndrime nga të huajt, shifër dukshëm më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Ky është tregues pozitiv ku shihet se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj.
Megjithatë, nëse do ta krahasonim këtë statistikë me rajonin,(Grafik.1) do të vërejmë se vendi ynë regjistron net-qëndrime më të larta vetëm me dy vendet fqinj, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të cilat kanë regjistruar rreth 1.2 dhe 2.9 milion net-qëndrime përkatësisht.
Nga ana tjetër, Kroacia dhe Serbia janë të prirura të regjistrojnë shifra më të larta në krahasim me Shqipërinë, me Kroacinë që ka arritur 5 milionë net-qëndrime dhe Serbinë që plotëson 7.3 milionë të tillë.
Mesatarisht, një shtetas i huaj në vendin tonë shpenzon rreth 2.4 ditë, duke marrë parasysh të gjitha hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri. Gjithsej, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u regjistruan 780.1 milionë net-qëndrime në strukturat akomoduese të vendeve të BE, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe nga vendet jashtë BE) përbënin rreth gjysmën (49.0%) të të gjitha natëve të qëndrimit në tremujorin e dytë të vitit 2024 me dallime të mëdha midis vendeve të BE-së. Pjesa më e madhe e netëve të huaja, u regjistrua në fillim të vitit në Qipro (94.8%), Maltë (94.7%) dhe Kroaci (91.0%).
Sipas EUROSTAT në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka regjistruar rreth 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt. Kjo shifër dukshëm më e lartë se viti i kaluar, na pozicionon më mirë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por më dobët se Serbia dhe Kroacia./Scan