Mbi 60 gra që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës në Pogradec janë bërë pjesë e një aktiviteti përmes një ekspozite fotografike me disa prej monumenteve natyrore dhe veshjeve tradicionale të zonave përreth institucionit të vuajtjes së dënimit.
Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e këtyre grave me sitet turistike, por edhe me socializimin e tyre teksa vuajnë dënimin.
Interesant ishte fakti se të gjithë gratë që vuajnë dënimin në burgun e Pojskës shfaqën dëshirën që të tilla aktivitete duhet të mbahen sa më shumë, pasi i largon disi nga momentet e vështira që po kalojnë.
Të gjitha paraburgosurat dhe të dënuarat në këtë institucion shfaqen interes të lartë për tu njohur me ekspozitën ashtu siç apeluan që aktivitete të tilla informuese dhe pse jo argëtuese të jenë më të shpeshta.
Drejtoresha e institucionet tregon se synimi i këtyre aktiviteteve është që gratë të mos ndihen si në burg. Ajo premton se në bashkëpunim edhe me Muzeun e Pogradecit do të organizohen aktivitete të tjera, deri tek mbrëmjet poetike./EuroNews