Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bën me dije se ka vënë në pranga 1 shtetas 18-vjeçar, i cili po drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi. Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 28-vjeçar;

 

-E. P., 32 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 37-vjeçare;

 

Gjithashtu po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

 

 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Korçës.