Një 70-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi dy makina u përplasën kokë më kokë në aksin rrugor Vlorë – Kuç.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:20 të të enjtes.

 

Njoftimi i policisë:

 

 

Rreth orës 09:20, në aksin rrugor Vlorë – Kuç, në fshatin “Tërbaç”,  shtetasi H. R., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Jaguar”  që drejtohej nga shtetasi J.Dh.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz” ,  shtetasja  H. Xh., 70 vjeçe, banuese ne fshatin “Kallarat” ,  e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.