Një nga raketat e lëshuara nga Hezbollahu nga Libani për të shënjestruar njësinë e inteligjencës kibernetike të ushtrisë izraelite dhe bazën e Mossadit rreth Tel Avivit ra në autostradë.
Alarmet e sulmit ranë në një zonë të gjerë rreth kryeqytetit të Izraelit, Tel Aviv. Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se disa nga raketat e lëshuara nga Libani janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Një raketë e lëshuar nga Libani ra në një autostradë pranë Tel Avivit. Shërbimi i urgjencës izraelite "Ylli i Kuq i Davidit" njoftoi se një shofer autobusi u plagos në masë të mesme nga predha dhe një shofer tjetër u plagos lehtë.
- Hezbollahu njoftoi një raketë të re nga inventari i saj
Në deklaratën me shkrim, Hezbollahu njoftoi se kishte në shënjestër njësinë e inteligjencës kibernetike të ushtrisë izraelite, "Njësia 8200" dhe bazën e quajtur "Glilot" të përdorur nga Mossadi afër Tel Avivit.
Hezbollahu deklaroi se shënjestroi këtë bazë me një raketë të sapo shpallur në inventarin e saj të quajtur "Fadi-4" në solidaritet me rezistencën e popullit palestinez në Gaza dhe për të mbrojtur tokën dhe popullin libanez në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Liban./aa