Shtetet e Bashkuara po “mbështesin në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse” për një sulm të afërt iranian me raketa balistike ndaj Izraelit, tha sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke paralajmëruar “pasoja të rënda” për Teheranin nëse kryen sulmin.

“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit”, tha zyrtari në një deklaratë për Anadolu.

“Ne po mbështesim aktivisht përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, deklaroi ai./aa