Ushtria izraelite njoftoi se janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit dhe se sirenat janë aktivizuar në gjithë vendin, veçanërisht në Tel Aviv.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve izraelitë “të marrin parasysh paralajmërimet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”.

Më herët, ushtria e Izraelit paralajmëroi se çdo gjuajtje raketore nga Irani drejt Izraelit “do të ketë pasoja”./aa