Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov është shprehur se Rusia nuk ka refuzuar të marrë pjesë në një dialog me partnerët e saj europiane.

 

 

“Ne kurrë nuk kemi anashkaluar një dialog të barabartë me partnerët tanë europiane, as kërkimin e mënyrave për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë”, ka thënë Lavrov.

 

Më tej ai ka theksuar se shpreson se herët e vonë do të ketë forca në Europë për të arritur një marrëveshje.