U mbajt në Shkup takimi ministerial i Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi edukimin, trajnimin, kërkimin, inovacionin dhe kulturën në Shkup.
Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u përqendrua te kultura dhe trashëgimia kulturore, duke diskutuar nismat për mbrojtjen dhe promovimin e pasurive kulturore kombëtare, si dhe për rritjen e mobilitetit të artistëve dhe profesionistëve të kulturës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se programet si Creative Europe u theksuan si shembuj të suksesshëm për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe për fuqizimin e industrive kreative dhe kulturore në rajon, ku programi 2025-2027 do të ofrojë mjaft mundësi për artistët e organizatat shqiptare.
Delegacioni shqiptar u takua edhe me Këshilltaren e Lartë të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Nora Arapi Krasniqi, ku shumë aktivitete e bashkëpunime do të mbahen në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës./ata