Institucionet e mikrofinancës në fund të 6-mujorit të parë 2024, disbursuan 60.9 miliardë lekë kredi, sipas Bankës së Shqipërisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi mikrofinanciar u rrit me 17.8 %.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e dhënë nga mikrofinanca, përbën 7.5 % të totalit të portofolit të huadhënies për ekonominë.
Me fokus kryesor financimin e segmenteve që kanë qasje më të vogël ndaj bankave, (sektori rural) vitet e fundit mikrofinanca e ka zgjeruar kreditimin edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë kryesisht në agroturizëm, shërbime etj.
Kreditimi i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individi që zë 80 % të kredive aktive.
Sipas BSH-së, niveli i kredive me probleme për sektorin mikrofinanciar, në fund të 6-mujorit të këtij viti shënoi rënie në 12.8 %, nga 13.3 % që ishte vitin e kaluar./ata