Shefi ekzekutiv i platformës Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka reaguar pas deklaratës së ish-presidentit amerikan Donald Turmp se mund të arrestohet nga autoritete e SHBA-ve.

Musk deklaroi se nëse arrestimi do të realizohet, ai do mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme, madje me një shumicë të theksuar.

“Nëse Trump arrestohet, ai do të fitojë bindshëm’, ka shkruar Musk në Twitter.
Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump, duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.