Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot rihapjen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet.

Sipas Ministrisë, aplikimet do të hapen ditën e nesërme përgjatë fashës orare 08:00-16:00.

Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania.

Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet./ata