Për të kuptuar sfidat që Inteligjenca Artificiale i sjell botës së pronësisë industriale dhe asaj intelektuale, u bënë bashkëdrejtues të zyrave të Pronësisë Industriale nga e gjithë Europa, por edhe artistë, krijues dhe inovatorë profesionistë të suksesshëm, në konferencën diplomatike të nivelit të lartë me temë: “Pronësia Intelektuale në kohën e Inteligjencës Artificiale”, mbajtur në Hungari.
Në punimet e kësaj konference morën pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
Kjo konferencë e këtij niveli, është e para e mbajtur nga Zyra Hungareze dhe ka një rëndësi të veçantë edhe për faktin se Hungaria tashmë ka marrë presidencën e Bashkimit Europian.
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), Daren Tang dhe presidenti i Zyrës së Pronësisë Intelektuale të BE-së (EUIPO), João Negrão.
Krijuesit dhe inovatorët janë të parët që cenohen në jetën e përditshme nga shpejtësia me të cilën po përparon inteligjenca artificiale në sektorin e gjithsecilit./ata