Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bëri të ditur se 5️200 vende të lira pune janë të shpallura në Portalin Kombëtar të Punësimit www.puna.gov.al.

AKPA theksoi se “portali mundëson që fare lehtë punëkërkuesit të regjistrohen në të dhe duke ngarkuar e menaxhuar CV-në, menjëherë janë gati për të përfituar nga shërbimet e portalit. Me klikimin përmes një fjale kyçe punëkërkuesit mund të kërkojnë profesionin apo punën e përshtatshme apo çdo specifikë tjetër të personalizuar”.

Portali Kombëtar i Punësimit ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al./ata