Motori i një aeroplani pasagjerësh ka marrë flakë në jug të Italisë, duke detyruar pasagjerët të evakuohen në pistën e aeroportit.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve, incidenti ndodhi kur një aeroplan i kompanisë ajrore "Ryanair", që kishte destinacion Torinon, ishte në pistën e aeroportit Puglia për t'u ngritur. 184 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit duhej të evakuoheshin nga rrëshqitëset emergjente.

Mediat lokale raportuan se fatmirësisht askush nga pasagjerët apo ekuipazhi nuk u lëndua.

Aeroporti Ndërkombëtar "Oro al Serio" i qytetit verior Bergamo duhej të mbyllej dy ditë më parë kur gomat e një fluturimi tjetër të kompanisë ajrore "Ryanair" që vinte nga Barcelona shpërthyen gjatë uljes, duke dëmtuar pistën e aeroportit./aa