Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

“Një komb i lirë rrëzoi Murin që ndante një qytet, një shtet dhe një popull, por edhe muret dhe antagonizmin që ndanin dy botë”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se bashkimi i Gjermanisë frymëzoi dhe vijon të frymëzojë për fuqinë e ndryshimit, të lirisë e të paqes.

“Gjermania është sot partnere e Shqipërisë në NATO dhe mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit tonë në BE”, tha kryetarja e Kuvendit./ata