Pas 25 vjetësh janë vendosur tabelat informuese në shqip dhe gjuhët e tjera në Komunën e Zveçanit.

Në një postim në Facebook, kryetari Ilir Peci ka bërë të ditur se këto shenja informuese janë thelbësore për qytetarët.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka shkruar ai. /KosovaPress/