Pas njoftimit për shtyrjen e lundrimeve nga Porti i Durrësit drejt Barit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit mbrëmjen e djeshme, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë rinisur lundrimet në të dyja anët e Adriatikut.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se trageti “AF Francesca” ka lundruar drejt Barit ditën e djeshme rreth orës 23:30, ndërsa trageti “AF Francesca” ka rinisur lundrimin ditën e sotme nga Porti i Durrësit rreth orës 5:50.

Ndërkohë nga Porti i Barit kanë rinisur gjithashtu lundrimet mëngjesin sotëm rreth orës 7:00, nga ku është nisur trageti “Rigel III” i planifikuar për nisje mbrëmjen e djeshme.

Autoriteti Portual Durrës njofton se do të informojë udhëtarët për çdo zhvillim në orët në vijim./ata