Të paktën 9 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Në deklaratën nga spitali "Dëshmorët e Al-Aksës" në qytetin Deir al-Balah në rajonin qendror të Gazës, thuhet se në spital kanë mbërritur trupat e 4 personave që humbën jetën dhe shumë të plagosurve në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë në qytetin Deir al-Belah.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të dy personave nga rrënojat e një ndërtese të shembur në kampin e refugjatëve Nusseirat. Si pasojë e shënjestrimit të familjes Abu Jazer në qytetin Khan Younus, 3 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi shtëpitë palestineze në qytetin Khan Younis. Në qytetin Rafah, artileria izraelite shënjestroi kampin e refugjatëve Al-Mawasi.
Ushtria izraelite vendosi nën zjarr shtëpitë e palestinezëve në lagjet Shujaiyya dhe Zeitoun. Sipas dëshmitarëve okularë, anijet izraelite qëlluan me predha artilerie në brigjet e qytetit të Gazës.
Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 41.788 palestinezë, përfshirë të paktën 17.000 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa janë plagosur 96.794 të tjerë.
Në njoftim thuhet se nën rrënoja ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata./aa