Është rritur në 41.802 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 364 ditësh në Rripin e Gazës.

Në gjenocidin që Izraeli kryen prej rreth një viti ndaj Rripit të Gazës theksohet se në 10 ditët e fundit kanë humbur jetën 296 palestinezë ndërsa 837 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer "3 masakra", ndërsa në këto sulme janë vrarë 14 palestinezë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.802 ndërsa i të plagosurve në 96.844.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite./aa