Gjatë natës intensiteti i reshjeve ra duke sjellë përmirësim të motit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në segmentin rrugor Skurraj-Peshkopi ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, menjëherë është bërë pastrimi nga grupi i punës i ndodhur në terren.

Në segmentin rrugor Berat-Çorovodë ka pasur prani të aluvioneve dhe inerteve në trup të rrugës, është punuar për pastrimin e tyre pa penguar qarkullimin e mjeteve.

“Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht”, bën të ditur ARRSH./ata