Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë sezon turistik.

Me anijet që mbërrijnë nga Korfuzi në Sarandë numri i udhëtarëve që ka mbërritur në port, përfshirë këtu edhe turistët ditorë, ka shënuar shifra të larta, sidomos në muajt e verës.

Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro tha sot për ATSH-në se, “nga janari deri në fund të shtatorit në port kanë mbërritur dhe kanë dalë 547 250 udhëtarë të huaj dhe shqiptarë, ndërsa në 2023 kanë hyrë dhe kanë dalë 514 570”.

Sipas tij, fluksi më i lartë i udhëtarëve u shënua në muajt korrik dhe gusht.

Saranda është kthyer edhe në një gji të ankorimit të jahteve luksoze, velierave dhe kroçerave, ku gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në port kanë ardhur 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme.

Saranda ndodhet në gjirin e detit Jon dhe konsiderohet si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare./ata