Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët që kanë kryer krimin e kanë braktisur atë në derën e spitalit. 

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ndërsa raportohet se fillimisht personi ishte i plagosur me plagë në kokë, por më pas ndërroi jetë. 

Mediat raportojnë se tre janë autorët e krimit, ndërsa njëri prej tyre është dorëzuar në polici. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën. 

Policia në Spanjë thotë se kanë arrestuar një person i cili është paraqitur në komisariat, por për momentin nuk dihet se çfarë roli ka luajtur ai në ngjarjet, nëse ka qenë një nga tre personat në automjet apo nëse ishte ai që e plagosi për vdekje shqiptarin. /Opinion