Një person është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në zonën e quajtur “Zdrale”.

Sipas informacioneve, viktima është Elis Rroshkodolli, i cili është qëlluar me pistoletë brenda ambientit të një lokali.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj./Opinion