I është dhënë sot, (e diel 6 Tetor), lamtumira e fundit Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. 

Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, ku ra në sy mungesa e ish-zyrtarit të lartë kosovar.

Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim, shkruan “Zeri”.

Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës./Shqiptarja