Pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën gjatë protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë nga disa protestues, ekspertë të policisë kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për të mbledhur prova pas shpërthimeve.
Zjarri shpërtheu pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve, duke rrezikuar jetën e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve të pranishëm.
Grupi hetimor po vazhdon të mbledhë prova edhe përpara Kryeministrisë, duke dokumentuar dëmet dhe aktet e dhunshme të shkaktuara nga militantë opozitarë.
Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë, dhjetë efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor./ata