Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.

Mediet raportuan se radhët kilometrike e makinave në dhjetëra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

Mësohet se pasi ka lindur foshnjën, gruaja është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar./ata