Rritja e çmimeve në muajin shtator u zbut, teksa inflacioni zbriti në 1.9%, rezultati më i ulët që nga muaji tetor 2021, kur tregjet u kolapsuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 4.1% dhe sot ai ka shkuar në nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin gusht, çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.6% mesatarisht.

Duke parë grupmallrat, librat e mjetet shkollore, veshjet, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.5 deri në 4.6 për qind, ndërsa ushqimet 2.7%.

Ndërkohë, diferencën në nivelin e përgjithshëm e kanë bërë çmimet e transportit, përkatësisht makinat dhe riparimi i tyre te mekaniku, të cilat kanë rënë me 4.5%.

Në buxhetin e familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit./EuroNews