Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit IRNA njoftoi se Izraeli ka vënë në shënjestër një ndërtesë pranë ambasadës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

“Regjimi sionist shënjestroi një njësi banimi civil në rrethin Sheikh Saad”, tha IRNA.

Agjencia raportoi se ndërtesa e shënjestruar në sulm ishte pranë ambasadës iraniane në Damask./aa