Në referendumin e mbajtur në Kazakistan, lidhur me pyetjen nëse duhet të ndërtohet centrali i parë bërthamor në vend, mbi 70 për qind e votuesve u përgjigjën pozitivisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të referendumit të 6 tetorit.

Sipas kësaj, pjesëmarrja në referendum ishte 63.66 për qind. Prej tyre 71.12 për qind kanë votuar pro ndërtimit të centralit ndërsa tjetër kundër ndërtimit të tij.

Kreu i KQZ-së, Nurlan Abdirov tha se referendumi në të cilin më shumë se gjysma e votuesve u përgjigjën pozitivisht konsiderohet i vlefshëm./aa