Të paktën 5 alpinistë rusë humbën jetën teksa po ngjiteshin në malin Dhaulagiri në Nepal, maja e 7-të më e lartë në botë.

Pemba Jangbu Sherpa, nga një organizatë e alpinistëve me bazë në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, tha se 5 alpinistë rusë që po ngjiteshin në malin Dhaulagiri 8.167 metra të lartë janë zhdukur që nga 6 tetori.

Ai tha se në kuadër të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit të nisura për gjetjen e alpinistëve, një helikopter zbuloi trupat e alpinistëve pranë majës.

Pemba tha se dy nga alpinistët arritën majën dhe të tjerët u kthyen para se të arrinin majën, duke shtuar se vlerësohet se alpinistët kanë humbur jetën për shkak se kanë rrëshqitur dhe kanë rënë gjatë ngjitjes.

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë për shkakun e vdekjes së alpinistëve./aa