Pylli i Terapisë Balçova, i vendosur në rrethin Balçova të Izmirit në Türkiyen perëndimore me synimin për të sjellë natyrën tek qytetarët, njihet si “pylli i terapisë”, i pari i këtij lloji në Türkiye.
I vendosur 13 kilometra larg qendrës së qytetit, pylli në fjalë llogaritet si një mënyrë e mirë për të luftuar stresin.
Pylli, maja e të cilit është 369 metra mbi nivelin e detit, tërheq vëmendjen e adhuruesve të natyrës me bimësinë e tij të pasur, shtigjet e ndryshme për ecje, liqenin e digës dhe pamjen mbresëlënëse të qytetit.
Sipas ekspertëve, ecja në natyrë promovon shëndetin fizik dhe mirëqenien mendore, duke mundësuar një rritje të përgjithshme në cilësinë e jetës./aa