Qendra për Hapje dhe Dialog vijon sezonin veror të ciklit të takimeve artistike COD/ACT. Në bashkëpunim me aktoren e mirenjohur, Ema Andrea, COD/ACT sjell në Përmet nje aktivitet artistik me pjesë të përzgjedhura të antologjisë “Tregime të zgjedhura” (U. Damiani, L. Pirandello, Gi de Mopasan, etj.), nën interpretimin e vetë aktores Ema Andrea.

Antologjia e tregimeve botërore, përzgjedhur plot shije nga përkthyesi Edvin Shvarc që aktorja Ema Andrea ka përzgjedhur, sjell nobelistë, por edhe tregimtarët më në emër, të cilët vijnë në këtë botim për të dhënë shijen dhe magjinë e prozës së shkurtër, por edhe për të sjellë majat e këtij zhanri në gjuhën shqipe.

Atkiviteti do te zhvillohet sot ne parkun “Shatërvani”, ne qytetin e Përmetit. Takime të tilla letrare, janë zhvilluar edhe në qytete te tjera të vendit, kushtuar prozës së shkurtër të nobelistëve./ata