Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2024 iu dha David Baker për punimet në fushën për "projektimin llogaritës të proteinave" dhe Demis Hassabis dhe John Jumper për punën e tyre në "parashikimin e strukturës së proteinave".

Në konferencën për media të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u shpallën fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2024.

Sipas deklaratës, David Baker mori gjysmën e çmimit për punën e tij në fushën për "projektimin llogaritës të proteinave" ndërsa Demis Hassabis dhe John Jumper iu dha gjysma tjetër e çmimit për punën e tyre në fushën e "parashikimit të strukturës së proteinave".

Hassabis dhe Jumper u vlerësuan të denjë për çmimin duke zhvilluar një model të inteligjencës artificiale të quajtur "AlphaFold2" për të parashikuar strukturat komplekse të proteinave ndërsa Baker e mori këtë çmim duke ndërtuar lloje krejtësisht të reja të proteinave.

Çmimi Nobel për Kimi në vitin 2023 iu dha Moungi Gabriel Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov për punën e tyre në zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike.

 

- Kush është David Baker ?

David Baker ka lindur më 6 tetor 1962 në Seattle, Washington të SHBA-së.

Pas përfundimit të arsimit të tij universitar në Universitetin e Harvardit në vitin 1984, Baker mori doktoraturën në biokimi në Universitetin e Berkeley në vitin 1989.

Baker u fokusua në studimet në fushën e proteinave dhe aktualisht shërben si president i Institutit të Dizajnit të Proteinave të Universitetit të Washingtonit.

 

- Kush është Demis Hassabis ?

I lindur më 27 korrik të vitit 1976, në Londër të Britanisë së Madhe, Hassabis përfundoi studimet universitare në Universitetin e Kembrixhit.

Hassabis, një shkencëtar kompjuteri dhe studiues i inteligjencës artificiale, u bë një nga themeluesit e kompanisë së inteligjencës artificiale të Google DeepMind.

 

- Kush është John Jumper ?

John Jumper ka lindur në vitin 1985 në Little Rock, Arkansas të SHBA-së.

Jumper e përfundoi arsimin e tij universitar në Universitetin e Vanderbiltit dhe kreu doktoraturën në Universitetin e Chicagos.

 

- Çmimi Nobel

Çmimet e dhëna ndaj atyre që i shërbejnë njerëzimit nga Fondacioni Nobel, i cili u krijua më 9 qershor të vitit 1900 pas vdekjes së suedezit Alfred Nobel, konsiderohen si çmimet më prestigjioze në botë.

Çmimet Nobel jepen nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, Akademia Suedeze, Instituti Karolinska dhe Komiteti Norvegjez i Nobelit për individët ose organizatat që konsiderohen më të suksesshme në 5 degë: fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe mjekësi.

Krahas këtyre, çmimi Nobel në Ekonomi u dha për herë të parë në vitin 1969, kur Banka Qendrore Suedeze vendosi në vitin 1968 të japë një çmim në ekonomi në kujtim të Alfred Nobelit.

Çmimet Nobel u shpërndahen pronarëve të tyre në një ceremoni që mbahet çdo vit më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

Në anën tjetër, ka pasur disa vite kur çmimet nuk janë dhënë që nga fillimi i tyre në 1901. Shumica e anulimeve të çmimeve 49 në total, ndodhën gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Ceremonitë e ndarjes së çmimeve nuk mund të mbaheshin as në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19./aa