Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Serbi.
Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në takimet gjatë vizitave që përfshijnë datat 10-11 tetor parashikohet të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe punimet që do të bëhen për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit aktual në fusha të ndryshme.
Presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në të dy vendet do të kryesojë mbledhjet e këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë të krijuar me homologët e tij.
Me pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidenti Erdoğan do të inaugurojë Xhaminë Namazgah të Tiranës, xhamia më e madhe në Ballkan e financuar nga Türkiye.
Më pas Erdoğan do të shkojë në Beograd dhe do të marrë pjesë në forumin e biznesit që do të mbahet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Si rezultat i vizitave është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme me qëllim të zhvillimit të bazës kontraktuale të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimeve, krahas zhvillimeve në Ballkan, gjithashtu pritet të shkëmbehen mendimet edhe për çështjet aktuale globale dhe rajonale, veçanërisht për Gazën, territoret e pushtuara palestineze dhe sulmet izraelite në Liban./aa