SPAK ka njoftuar avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, të Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit se i duhet një muaj kohë për të mbyllur dosjen

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pasi kanë administruar me përgjigjet e avokatëve dhe prapësimet  e tyre, i kanë njoftuar se do ta dorëzojnë dosjen brenda muajit tetor.

Pavarësisht kohës qe dy prokurorët i kanë dhënë vetes për “të qepur” fashikujt , nuk përjashtohet mundësia që fashikujt të dorëzohen tek gjyqtari paraprak edhe me herët se ka njoftuar akuza. Behet fjalë për ta dorëzuar tek gjyqtari paraprak se hetimet janë mbyllur./TopChannel