Gjykata Evropiane e Auditorëve, e cila u krijua për të parandaluar abuzimin me fondet e Bashkimit Evropian (BE), raportoi se më shumë se 10 miliardë euro janë shpenzuar gabimisht në BE vitin e kaluar.
Gjykata Evropiane e Auditorëve, me seli në Luksemburg dhe përgjegjëse për auditimin e buxhetit dhe fondeve të BE-së, publikoi raportin e saj vjetor mbi shpenzimet e BE-së për vitin 2023.
Sipas këtij raporti, vitin e kaluar është shënuar një rritje shqetësuese në normën e gabimit në shpenzimet e bëra nga buxheti i BE-së. Përderisa shkalla ishte 3 për qind në 2021 dhe 4,2 për qind në 2022, kjo normë u rrit në 5,6 për qind në 2023.
Kështu, afërsisht 10,7 miliardë euro janë shpenzuar gabimisht në shpenzimet e BE-së prej 191,2 miliardë eurosh për vitin 2023./aa