Kabineti i sigurisë i Izraelit do të votojë sot për autorizimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për të përcaktuar përgjigjen ndaj sulmit raketor iranian të javës së kaluar.

Irani gjuajti rreth 180 raketa mbi Izraelin më 1 tetor, për të cilat tha se ishte në hakmarrje për vrasjet e fundit të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe një komandanti të Gardës Revolucionare iraniane.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se kabineti do të mblidhet sot në mbrëmje për të votuar mbi autorizimin e Netanyahut dhe Gallantit për të përcaktuar përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit.

Netanyahu foli në telefon të mërkurën në mbrëmje me presidentin amerikan Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris mbi procedurën e Izraelit kundër Iranit.

Pas sulmit raketor iranian, ushtria izraelite pranoi se sulmi la dëme në disa nga bazat e saj ajrore.

Gallant tha të mërkurën se sulmi i Izraelit ndaj Iranit do të jetë "vdekjeprurës, i saktë dhe veçanërisht befasues"./aa